Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për shqiptarët lidhur me vaksinat.
E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi është shprehur se Rama duhet shkarkuar nga detyra pasi ka kërcënuar qytetarët se nëse nuk e votojnë do t’i lërë pas vaksinuar nga koronavirusi.
“Ka një problem në të gjithë këtë që thotë, në një vend normal po të kishte sistem drejtësie do të ishte shkarkuar si kryeministër. Mbi akuzën: Shpërdorim detyre dhe shkelje të kushtetutës. Ai është kryeministër dhe thotë po nuk më votuar mua, do t’ju lë të vdisni nga COVID,”-tha Kryemadhi.