Brataj: Njerëzit mund të infektohen, edhe pasi marrin dy dozat e vaksinës

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

I ftuar në emisonin ”Real Story”, Brataj u shpreh se distancimi social është i pari që të mban larg infektimit.

Brataj u bëri thirrje forcave politike që të respektojnë masat anti-covid gjatë fushatës elektorale.

Skënder Brataj: ”Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi. Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat.”