Pas takimit me kryetaren e OSBE-së, Urszula Gacek, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është takuar me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Kim shprehet se me Sorecë e presin shumë sfida, duke nisur që nga reforma në drejtësi, dhe tek zgjedhjet e 25 prillit, por shton se mbështetja nga BE dhe nga SHBA për Shqipërinë nuk do të mungojë.
”Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë pajtohemi që bashkëpunimi i SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë!”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Many challenges before us – implementation of Justice Reform, 4/25 elections, Albania’s EU bid – but one thing is certain: @LSorecaEU and I agree that ???? cooperation in support of ?? is stronger than ever! pic.twitter.com/FmmS0rrUoG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 29, 2021