Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Hysaj dhe Gjasula : Japim maksimumin, e nisim me fitore ndaj Andorrës

5 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Hysaj dhe Gjasula : Japim maksimumin, e nisim me fitore ndaj Andorrës

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj dhe Klaus Gjasula kanë dalë sot në një konferencë zyrtare për shtyp, përpara ndeshjes që ekipi ynë do të zhvillojë ndaj Andorrës këtë të enjte në transfertë.

Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve në këtë konferencë, u shpreh se duhet që ta nisin këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë. Gjithashtu, ai foli edhe për lojtarin më të ri kuqezi që i është bashkuar Kombëtares, Nedim Bajrami, për ndeshjet që do të zhvillojnë në pak ditë si dhe për skemën e përdorur nga trajneri e ndeshjen ndaj ekipit të Andorrës.

Nisja e ndeshjeve – Me rëndësi është që ta fillojmë me këmbën e mbarë sepse siç e dimë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme sesa ndeshjet më vonë. Kështu që ta nisim mbarë, ashtu siç edhe e lamë në Nations League, që të jemi kompakt siç e treguam edhe në ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara.

Nisje e mbarë me Andorrën? Po besoj se po sepse kemi më shumë lojtarë që po luajnë ndeshje dhe kanë më shumë minutazh dhe janë në formë më të mirë sesa përpara. Jemi një grup fantastik, kemi edhe ardhje të reja si Bajrami, që mund të na japin një dorë më shumë për të ecur përpara dhe besoj që do fillojmë me këmbën e mbarë.

Bajrami? Kam folur me të sepse kemi luajtur edhe kundër tij dhe është një lojtar vërtetë shumë i mirë. Është në një skuadër që ka shumë mundësi të ecë përpara sepse Empoli kërkon që t’i japë sa më shumë mundësi lojtarëve të rinj që të tregojnë veten dhe më pas të kenë mundësi të kalojnë në një skuadër më të fortë. Ai i ka kualitetet dhe i kam thënë që nuk do ketë presion sepse është një qytet i vogël dhe i qetë. Thjesht duhet të tregojë vlerat e veta siç po bën dhe besoj se do gjejë një skuadër të mirë.

Ndeshjet në pak ditë? Jemi mësuar pak sepse po luajmë çdo 3 ditë. Çdo tre ditë kemi bërë ndeshje. Jemi mësuar dhe me këtë pandeminë, u bëmë një vit që luajmë kështu. Por jemi mësuar të gjithë lojtarët, jemi të organizuar. Të gjithë po e mbajmë mirë veten dhe jemi gati të luajmë çdo tre ditë. Besoj që nuk do jetë problem për asnjë nga lojtarët që jemi këtu.

Grupi dhe të rinjtë në Kombëtare – Nuk ka ndryshime. Siç e keni parë, jemi i njëjti grup pak a shumë. Kemi veç ardhjen e disa të rinjve që mund të na duhen në grup, por jemi po i njëjti grup. Kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe do mundohemi të ecim përpara dhe duhet ta kemi pak atë frymën e ndeshjeve të kaluara sepse treguam që kemi filluar të luajmë një futboll të mirë, me trajnerin që po na tregon se si të vendosemi në fushë dhe ne ecim bashkë. Kështu që besoj se duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga ndeshjet e kaluara dhe pak nga fryma e re, siç thashë Bajrami dhe të tjerët, që mund t’i japin një mundësi më shumë skuadrës për të ecur përpara.

Skema e përdorur? Jemi adaptuar dhe kemi marrë vesh se si duhet të lëvizim në fushë, se si duhet të organizojmë ndeshjen, se si duhet të sulmojmë sepse në fillim vërtetë ishte pak si rrëmujë, si fillim i ri, pasi nuk kemi as kohë. Kemi ardhur dje, sot, nesër dhe pasnesër është dita e ndeshjes. Nuk është koha që të stërvitet skuadra 100%. Kështu që duhet të ketë besim te ne dhe ne besim te trajneri dhe siç thashë, është një grup i vetëm. Nuk kemi shumë ndryshime. Jemi një grup që e kemi kuptuar skemën dhe besoj që është duke ecur mirë tani.

Ndeshja kundër Andorrës? Është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra, që e dimë të gjithë që poshtë emrit mendojmë se është e lehtë, por në të vërtetë ata janë lojtarë që dinë të luajnë futboll. E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi ne 100% të përqëndruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë. Në qoftë se do jemi të përqëndruar 100%, ndeshja do jetë më e lehtë, por nëse ne mendojmë se Andorra është një ekip i lehtë, gabojmë dhe mund të kemi pasoja siç patëm në ndeshjet e kaluara ku dolëm barazim me Andorrën.

Ndërsa mesfushori i talentuar shqiptar që luan në Gjermani, Klaus Gjasula u shpreh se fokusi i skuadrës është në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, si dhe theksoi se fryma në grup është mjaft e mirë. Pavarësisht se nuk është në gjendjen e tij më optimale, Gjasula tha se do të japë maksimumin për ekipin.

Fryma e grupit? – Ndryshimi i vetëm kësaj radhe është fakti që u takuam në Barcelonë dhe jo në Shqipëri. Përgjithesisht jemi të gjithë lojtarët që kemi qenë më parë, një ose dy lojtarë janë të rinj por fryma është shumë e mirë dhe për mua nuk ka ndryshuar shumë.

Ndeshja ndaj Andorrës – Besoj që ne me paraqitjet e fundit kemi treguar që i kemi të gjitha mundesitë për të fituar këtë ndeshje dhe të hymë më këmbë të mbarë në kualifikim. Do kishte qenë ndryshe të luanim ndeshjen e parë me Anglinë pasi është pak më e vështirë, por si tha dhe Elsi nëse jemi të përqëndruar dhe gati nga ana mendore, besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje dhe të hymë në kualifikim.

Gjendja fizike? – Për sa i përket gjendjes fizike nuk jam në 100%  tim pasi nuk kam shumë kohë që të stërvitem por prapë ndihem mirë dhe gati për të ndihmuar, do marr aq sa do më japë trajneri dhe do jap maksimumin për skuadrën.

Grupi? – Po afrohemi të gjithë më shumë me njëri-tjetrin dhe nuk e ndiej vetëm unë por të gjithë lojtarët. Këtë e kemi treguar edhe në fushë gjatë ndeshjeve të fundit dhe shpresoj të na eci mbarë për të vazhduar aty ku e kemi lënë herën e fundit.

Andorra?- Të them te drejtën unë personalisht nuk e kam menduar pasi janë tre ndeshje. Do fillojmë me Andorra-n që është ndeshja e parë dhe personalisht nuk dua të flas as për Anglinë dhe as për San Marinon pasi kemi një detyrë: të fitojmë ndeshjen e parë, të fillojmë mirë këtë kualifikim dhe pas kësaj mund të flasim për ndeshjet e tjera. Unë mendoj që e kemi bërë njëherë me Andorra-n këtë gabim, dhe besoj se këtë radhe do jetë ndryshe, do jemi më të përqëndruar dhe nuk do ta marrim si një ndeshje të lehtë. Është një kundërshtar i fortë që na ka marrë një pikë në Shqipëri dhe tani na takon neve të marrim këtu tre pikë.

Tags: AndorrafshfgjasulaHysajkombetarjashqiperia

TË LIDHURA

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

22:51 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë
Sport

Urimi plot emocione nga Rey Manaj: Hajde zemra e Shqipërisë

21:54 | 31/03/2026
Next Post
Bota e errët private e divës së Hollivudit Merilin Monro

Bota e errët private e divës së Hollivudit Merilin Monro

Qëndrimi në zyrë, si të luftoni dhimbjet e shpinës dhe kokës

Qëndrimi në zyrë, si të luftoni dhimbjet e shpinës dhe kokës

VIDEO/ Rama me fëmijët në Kamëz: Bëjeni njëçik atë ‘Rama ik’

VIDEO/ Rama me fëmijët në Kamëz: Bëjeni njëçik atë ‘Rama ik’







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com