Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Bota e errët private e divës së Hollivudit Merilin Monro

Merilin Monro është një legjendë e Hollivudit. Ajo u bë e famshme në fillim të viteve 1950, dhe mbetet ende shum ëe njohur. Ndërsa mbahet mend më shumë për personazhet magjepsës që portretizoi në ekran, jeta reale e Merilin ishte shumë ndryshe.

Nën gjithë sharmin dhe buzëqeshjet e saj, kjo aktore ikonë e kinemasë botërore ishte shumë e trazuar shpirtërisht. Ajo ndihej e distancuar nga bota e Hollivudit, dhe u shoqërua nga pasiguria gjatë gjithë jetës së saj.

Për shkak të problemeve psikologjike të nënës së saj, Merilin e kaloi fëmijërinë e saj nën kujdestarinë e shtetit, dhe u përndoq nga ndjenjae vetmisë gjatë gjithë kohës që kaloi në jetimoren e Los Anxhelesit.

Shumë shpesh, i ndodhte të mos kishte asnjë ndjenjë të përkatësisë tek një familje si gjithë të tjerët, dhe kjo ndjenjë e shoqëroi edhe në moshën e rritur. Pavarësisht suksesit të filmave të tillë si “Gentlemen Prefer Blondes” (1953) dhe “The Seven Year Itch“ (1955), Marilyn ishte e pasigurt mbi aftësitë e saj si aktore. Dhe origjina e saj modeste nga klasa punëtore, e bënë atë të ndihej e izoluar në botën e Hollivudit.

Ajo ishte vazhdimisht në ankth mbi mungesën e arsimimit, dhe u përpoq ta kompensonte atë duke provokuar tema të ndryshme bisedash, dhe duke lexuar gjithçka që mundej, përfshirë biografitë e Abraham Linkolnit, heroit të saj të fëmijërisë.

E megjithatë, asaj nuk i vinte turp mbi mënyrën sesi ishte rritur. Ajo kënaqej kur njihej

nga anëtarët e komunitetit të shtresës së punëtorëve. Fëmijët i kërkonin autograf, ndërsa shoferët e përshëndesnin nga makinat e tyre. Merilin shihej si një frymëzim për njerëzit me prejardhje modeste.

Edhe martesa e saj me dramaturgun Artur Miler, tregoi lidhjen e saj me njerëzit e zakonshëm, siç e tregonte shpesh shkrimtari i famshëm. Merilin e pa trupin e saj si dhuratën e saj më të madhe. Në fazat e hershme të karrierës së saj, ajo do të shkonte në shtrat me producentët në mënyrë që ata t’i jepnin role.

Edhe pse sot kjo praktikë mund të duket si një sjellje amorale, ajo ishte shumë e zakonshme në atë kohë. Shpesh aktoret nuk kishin zgjidhje tjetër:nëse refuzonin kërkesat e eprorëve të tyre meshkuj, karriera e tyre mund të merrte fund aty.

Ndërsa shtohej fama dhe suksesi, Merilin ishte vazhdimisht nën presion për të dhënë

më të mirën. Kjo bëri që të vonohej në shumë takime, duke çuar në akuza për mungesë profesionalizmi. Ndërkohë, aktorja ishte gjithashtu e varur nga qetësuesit, të cilët i

përdorte që ta ndihmonin të relaksohej para se të shkonte në punë apo të flinte në darkë.

Dhe si për t’i bërë gjërat edhe më keq akoma, Merilin përjetoi shumë aborte gjatë jetës së saj. Ajo donte me dëshpërim të kishte fëmijë, dhe shtatzënitë e saj të pasuksesshme, vetëm sa ia rënduan gjendjen emocionale.

Filmi i fundit i Merilin ishte “The Misfits” (1961), me skenarin e burrit të saj, Artur Miler. Por martesa e çiftit tashmë kishte marrë fund. Merilin ishte vazhdimisht e sëmurë gjatë xhirimeve për shkak të përdorimit të madh të qetësuesve.

Madje në një moment u shtrua në spital. Pas përfundimit të filmit, Merilin u divorcua zyrtarisht dhe u zhyt më thellë në depresion. Ajo ishte beqare, pa fëmijë dhe varej shumë nga ilaçet. Për shkak të kontratës, ajo ishte e detyruar të bënte një film më tepër “Something’s Got to Give”.

Ajo u paraqit me ndërprerje gjatë muajit të parë të xhirimeve, por shumë shpejt u pushua nga puna nga kompania “Twentieth Century Fox”.Marilyn vdiq vetëm 7 javë më vonë në shtëpinë e saj në Los Angeles si pasojën e një mbidoze ilaçesh.

burimi: https://historyofyesterday.com/what-you-dont-know-about-marilyn-monroe-db88e38d5e91

Përshtatur për Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Energjia, 37 për qind e faturave nuk u paguan në kohë nga konsumatorët

Të paktën 37 për qind e faturave të energjisë nuk janë paguar në kohë nga konsumatorët, dhe nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së...

Kushi me përfaqësues të Bankës Botërore/Digjitalizimi siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena,...

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...

Pompeo nderohet me titullin “Honoris Causa”, përfaqësuesit e Berishës: Erdhi në këmbim të lekëve

Vizita e ish-Sekretarit të Trump, ka trazuar ujërat brenda "Foltores" së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kanë shpërthyer në akuza ndaj tij. Një ditë...

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...