Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Biden: Vaksina të jetë e disponueshme për të gjithë amerikanët deri më 1 maj

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten mbrëma, Presidenti Joe Biden shënoi një vjetorin e mbylljes së vendit për shkak të pandemisë dhe u kërkoi amerikanëve të ndihmojnë për sfidat që ende mbeten përpara.

Ka kaluar një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli COVID-19-ën një pandemi globale. Që nga ajo kohë, më shumë se 2.6 milionë njerëz kanë vdekur në të gjithë botën, 530,000 prej tyre në Shtetet e Bashkuara.

“Të gjithë kemi humbur diçka. Ka qënë një vuajtje kolektive, një sakrificë kolektive, një vit i mbushur me humbje jete për të gjithë ne”, tha presidenti Biden.

Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten, në ditën e 50-të të mandatit të tij, Presidenti Joe Biden parashtroi hapat që po ndërmarrë administrata e tij për të mposhtur virusin, duke përfshirë tejkalimin e objektivit të tij për administrimin e 100 milionë vaksinave në 100 ditët e para në detyrë.

“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivin për 100 milionë vaksinime, në ditën time të 60-të në detyrë. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka bërë këtë”, tha presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se po i udhëzon të gjitha shtetet që të gjithë amerikanët e rritur të kenë të drejtën të vaksinohen deri më 1 maj. Por ai po përballet me një numër sfidash, përfshi hezitimin mes disa amerikanëve për vaksinimin dhe me qeveritë e disa shteteve që po injorojnë udhëzimet federale të protokollit shëndetësor, përfshi Teksasin, shtet që kohët e fundit hoqi detyrimin mbajtjes së maskës.

“Maska është gjëja më e lehtë që mund të bëjmë për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndonjëherë ajo na ndan, duke i vënë shtetet përballë njëri-tjetrit, në vend që të punojnë së bashku”, tha presidenti.

Analistët thonë se pikëpamjet e ndryshme mbi vaksinat dhe protokollet shëndetësore kanë ardhur si pasojë e politizimit të çështjes, veçanërisht gjatë ditëve të para të pandemisë.

“Njerëzit kanë marrë mesazhe të ndryshme lidhur me shëndetin publik, dhe klima ka qenë aq e polarizuar saqë ka një mungesë vërtet shqetësuese të besimit të publikut tek shkenca lidhur me shëndetin publik. Është e kuptueshme, po të marrim parasysh mesazhet e ndryshme që njerëzit kanë dëgjuar. Mendoj se është një nga dëmet afatgjata që është bërë”, thotë për Zërin e Amerikës Katherine Baicker me Universitetin e Çikagos.

Më herët të enjten, presidenti Biden nënshkroi ligjin e ndihmës ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh. Paketa stimuluese u miratua nga Kongresi pa mbështetjen e republikanëve.

“Ky nuk është një projekt-ligj shpëtimi. Nuk është një projekt-ligj lehtësimi. Është një listë e përparësive që krahu i majtë ka patur qysh para pandemisë”, tha Kevin McCarthy, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Biden do të udhëtojë në mbarë vendin javën e ardhshme në mbështetje të paketës së ndihmës ekonomike për lehtësimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19./VOA/

Tags: 1 majamerikanëJoe Bidenvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

94.5% i ngjashëm me Covid: Zbulohet një virus i ri te lakuriqët e natës në Kinë

Kur të huajt ngatërrohen nëpër kallamishtet shqiptare

Duka-Ramës: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com