94.5% i ngjashëm me Covid: Zbulohet një virus i ri te lakuriqët e natës në Kinë

Një virus i ngjashëm me Covid-19 është gjetur të lakuriqët e natës në Kinë. Një studim i ri tregon se ky lloj virusi është 95% i ngjashëm me Covid. Sipas shkencëtarëve, ‘RpYN06’ ka pothuajse të njëjtën përbërje gjenetike si SARS-CoV-2, shkruan Metro.

Mostrat e virusit janë marrë nga 23 lakuriqë natë në rajonin e Yunnan-it, nga muaj maj deri në nëntor të vitit 2020.

Ky virus është konsideruar si një nga më të afërmit me Covid-19, ndërkohë që më parë janë zbuluar edhe viruse të tjerë të ngjashme me Covid-19.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me proteina të njëjta, e cila është struktura kryesore që përdor virusi për të lidhur dhe infektuar qelizat.

SARS-CoV-2 është virusi që ka pushtuar botënprej më shumë se një viti. Fillimisht u shfaq në Kinë në rajonin e Wuhan-it, ndërkohë që u përhap në të gjithë botën për pak kohë.

Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, deri tani janë regjistruar persona me Covid, ndëqrsa të tjerë kanë humbur jetën.