Një 28-vjeçar ka dhunuar mjekun e QSUT-së, Arianit Gogo. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, teksa mësohet se i riu, Avjerino Vjero ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, në momentin kur ka goditur me grush mjekun.
Menjëherë ka ndërhyrë stafi tjetër mjekësor për normalizimin e situatës, ndërsa 28 vjeçari u dërgua për trajtim në spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.
Materialet jane referuar në prokurori për plagosje të lehtë me dashje.