Me maskën e LSI/ Djali i Metës shfaqet te selia e FRD në mbështetje të të atit

Besart Meta, djali i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka shkuar pranë zyrave të Frymës së Re Demokratike për të mbështetur të atin dhe opozitën në aksionin e saj kundër Bashkisë Tiranë.

Ai mban një maskë të kuqe me logon e LSI dhe qëndron mes turmës së të rinjve të cilët janë simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e themeluar nga i ati dhe që aktualisht drejtohet nga e ëma, Monika Kryemadhi.

Mesditën e sotme pati një përplasje midis policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike. Shkak u bë një dërgimi i një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat.

Sipas bashkisë, godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. Në këtë përplasje u përfshi dhe Presidenti Meta.

Sipas kreut të FRD, Saili Shehu, këto veprime janë goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.