Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

INSTAT: Investimet në rrugë nuk i kanë ulur aksidentet, ecet më shpejt

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
INSTAT: Investimet në rrugë nuk i kanë ulur aksidentet, ecet më shpejt

Një studim i ekspertëve të INSTAT ka gjetur se, infrastruktura më e mirë rrugore nuk ka ndikuar në uljen e aksidenteve automobilistike.

I njëjti studim thotë se rritja e automjeteve në qarkullim nuk ka ndikuar në rritjen e aksidenteve.

Logjika të çon se investimet në rrugë dhe përmirësimi i infrastrukturës e sigurisë rrugore ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve. Por të dhënat shumëvjeçare tregojnë se nuk ka lidhje mes dy treguesve.

INSTAT ka gjetur se aksidentet në rrugët premtuese (infrastrukturë e re) janë rritur gjatë 2013-2018, në raport me aksidentet që kanë ndodhur në rrugë të këqija. (shih grafikun bashkëngjitur).

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur në rrugët me kushte premtuese, ndërkohë që në rrugët me gropa, valëzime, rrëshqitje dhe pluhur, ky numër është më i ulët. Statistikat tregojnë se mbi 94% e aksidenteve ndodhin në rrugë të mira.

Në vitin 2017, përqindja e aksidenteve në rrugë me kushte premtuese ndaj numrit gjithsej të aksidenteve të ndodhura këtë vit, rezulton më e lartë gjatë periudhës së marrë në shqyrtim me 94,8%. Ndërkohë në vitin 2013, aksidentet në rrugë me kushte premtuese ishin 89,9%. Si pasojë, përqindja e aksidenteve në kushte jopremtuese paraqitet më e lartë në vitin 2013 me 10,1%. Kjo shpjegohet dhe me faktin e lëvizjes së automjeteve me shpejtësi të reduktuar në grupin e rrugëve me kushte jopremtuese.

Edhe rritja e numrit të automjeteve në rrugë nuk shihet si një faktor për rritjen e numrit të aksidenteve. Pavarësisht se numri i mjeteve rrugore gjatë viteve 2011-2018 është në rritje, numri i aksidenteve rrugore për 1.000 mjete rrugore është në rënie.

Në vitin 2011, kishte 4,6 aksidente për 1.000 mjete rrugore, ndërkohë në vitet e fundit, ky tregues ka pësuar rënie duke arritur në 3 aksidente për 1.000 mjete rrugore. Të dhënat (e pasqyruara në grafikun në fund) tregojnë se ndryshimi i numrit të mjeteve nuk ka ndikuar në numrin e aksidenteve rrugore pasi rënia e numrit të aksidenteve nga njëri vit në tjetrin është më e madhe sesa rritja e mjeteve rrugore.

Studimi nxjerr në pah se shkaktari kryesor i aksidenteve rrugore në vendin tonë janë faktorët që lidhen me sjelljen e drejtueseve të mjeteve dhe kalimtarëve. Këta faktorë bëjnë që përmirësimi i infrastrukturës aktuale dhe rritja e mjeteve në qarkullim të mos kenë ndikim shumë të madh në reduktimin e numrit të aksidenteve./Monitor

Tags: aksidenteinstatrrugestudim

TË LIDHURA

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët
Politikë

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

15:50 | 27/03/2026
Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

14:47 | 27/03/2026
Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun
Aktualitet

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Next Post
Korçë/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine, autorët…

Vlorë: Të shtëna me armë zjarri pas konfliktit në një lokal

Keni temperaturë dhe kollë? Ja cila është simptoma që tregon se jeni infektuar me Covid-19

Dhjetë gjërat që nuk do të jenë kurrë të njëjta pas koronavirusit

Kina nis lëshimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19

Kina nis lëshimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Putin detyron oligarkët të financojnë luftën në Ukrainë
Bota

Putin detyron oligarkët të financojnë luftën në Ukrainë

by mirseda
15:56 | 27/03/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin po shton përpjekjet për të siguruar financime për vazhdimin e luftës në Ukrainë,...

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

DASH: Shqipëria dhe Kosova në Nivelin 2 të rrezikut për amerikanët

15:50 | 27/03/2026
Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

14:47 | 27/03/2026
Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

Po tenton të blejë shtetësi në Serbi”, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun

14:05 | 27/03/2026
Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

Nis shembja e shkëmbinjve në malin e Torovicës, rrezikonin prej vitesh banorët

13:28 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com