Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i bindur se më 25 prilli do jetë dita e fitores për PD-në dhe të gjithë shqiptarët.
Gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu, Basha u shpreh se pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim.
Për Bashën, firorja e PD-së do jetë plebishitare, dhe do të shkojë përtej sondazheve optimiste.
Lulzim Basha: ”Ndryshimi do të jetë i thellë. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim. Vendi mbeti i fundit në Ballkan, ekonomia katastrofë, papunësia në rritje, investimet janë 10 herë më pak se Maqedonia e Veriut. 25 prilli do jetë ndryshimi plebishitar, që shkon edhe përtej sondazheve optimiste. Ndryshimi arrihet me votë, Edi Rama ka frikë nga vota. Prandaj ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, dhe vendosi në lista njerëz me të shkuar të errët. Papunësia është në ekstrem, të rinjtë largohen, vendi ndodhet në kolaps. 25 prill do jetë dita e fitores së çdo shqiptari.