Policia e Tiranës ka arrestuar një 75-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim.
Bëhet me dije se shtetasi me inicialet M.Ll, është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të plagosjes me dashje.
”Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.