E mërkurë, 16 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Qytetarja: Kisha vëllain në spital, paguanim lekë ose do e linin të vdiste

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 Tiranë.

Të shumtë ishin qytetarët të cilën shprehën problematikat e tyre. Një qytetare I tha Kryemadhit se ka pasur vëllan të shtruar në spital dhe se paguanin lekë, përndryshe stafi shëndetësor do e linte të vdiste.

“Unë kam qenë gjithmonë në anën tuaj. Këto nuk i kam dashur asnjëherë. Këto janë selektive, vijnë këtu për një vazo lulesh që vënë në rrugë, vënë 50 mijë lekë gjobë. Nuk e lënë rininë të punojë. I kanë dhënë stres. Nuk di rinia nga të shkojë.  Shkoj  punoj atje marr  vetëm 100 mijë lekë. Kjo është një qeveri e poshtër dhe kurrë mos i lini të vjedhin votën. Në spital kam qenë kam pasur vëllain atje, turni i parë, turni i dytë, turni i tretë vetëm lekë paguanim se ndryshe e linin të vdiste. Siç e  vdiqën një person dhe isha aty prezente. Dhe i thashë trup të keni sepse ju nuk punonin me djersë. Kudo ku shkojmë duan lekë.”, tha ajo.

Kryemadhi iu përgjigj qytetars duke i thënë se kjo qeveri duhet të rrëzohet, ndaj të gjithë duhet të shkojnë në votime.

”Edhe ne duhet të shkojmë në kutitë e votimit. Dhe prandaj duhet ta rrëzojmë, që mos ti shkojë më në mendje njeriu që të bëjë këto gjëra.”, u shpreh kryetarja e LSI.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Takimi me Kurtin/ Vuçiç: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka folur për takimin e djeshëm që pati në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në një konferencë për...

Twitter-i bllokoi Presidentin e Nigerisë, ai bllokon Twitter-in në Nigeri

Në mëngjesin e 5 qershorit, 23-vjeçarja Farida Garba (pseudonim)  hapi aplikacionin e saj Twitter për të zbuluar se, si dhe 39 milion përdorues të...

‘Windows 11′ mund të jetë azhornim dhe për ata që përdorin Windows 7’ dhe ‘8.1’

Windows 11, programuar të lançohet në 24 qershor,  mund të vihet në dispozicion si një azhornim falas jo vetëm për përdoruesit e Windows 10,...

Tavolina ari, dhoma gjumi dhe palestër, Putin me avion luksoz në Gjenevë (Foto)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mbërriti në Gjenevë të Zvicrës, ku po zhvillon një takim me homologun e tij amerikan, Joe Biden. Përveç rëndësisë së...

Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë, reagon Rusia

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mes...