Mjeku Pëllumb Pipero ka ndërruar mendje sërish për vendndodhjen e tij gjatë kohës që u infektua me Covid-19, për herë të dytë.
Pasi përgënjeshtroi publikisht lajmet se kishte qenë në Itali për tu kuruar, Pipero, ka dhënë një tjetër version sot.
I ftuar në ‘AbcNews”, Pipero tha se ka qenë në Itali, por jo për tu kuruar.
“Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar.
Dhe kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive. I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë. Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe,”– tha Pipero.