Rënia e nivelit të oksigjenit, do të vrasë shumicën e jetës në Tokë

Tani për tani jeta në planetin tonë po lulëzon falë sasisë së madhe të oksigjenit. Por Toka nuk ka qenë gjithmonë kështu, dhe shkencëtarët kanë parashikuar që në të ardhmen, atmosfera do të kthehet sërish në atë gjendje:më shumë e pasur me metan dhe me pak oksigjen.

Ndoshta kjo gjë nuk do të ndodhë për afro 1 miliard vjet. Por kur të vijë, ndryshimi do të ndodhë me shpejtësi, sugjeron studimi. Dhe kjo do ta çojë sërish planetin tonë në diçka të ngjashme me gjendjen në të cilën ishte para asaj që njihet si Ngjarja e Madhe e oksidimit (GOE) rreth 2.4 miliardë vjet më parë.

Për më tepër, studiuesit që kanë kryer studimin  ri, thonë se oksigjeni atmosferik nuk ka gjasa që të jetë një tipar i përhershëm i botëve të banueshme në përgjithësi, gjë që ka ndikime në përpjekjet tona për të zbuluar shenja të jetës në Univers.

“Modeli projekton që një de-oksigjenim i atmosferës, me oksigjenin atmosferik që bie ndjeshëm në nivele që të kujtojnë Tokën Arkeane. Kjo gjë ka shumë të ngjarë të ndodhë para fillimit të kushteve të lagështa të serave në sistemin klimatik të Tokës, dhe para humbjes së gjerë të ujit sipërfaqësor”- shkruajnë studiuesit në studimin e tyre.

Në atë pikë do të jetë fundi i rrugës për qeniet njerëzore dhe format e tjera të jetës që mbështeten në oksigjen për të kaluar ditën, kështu që le të shpresojmë të kuptojmë se si të dalim nga planeti në një moment brenda miliarda viteve të ardhshme.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit ndërtuan modele të hollësishme të biosferës së Tokës, duke faktorizuar ndryshimet në shkëlqimin e Diellit dhe rënien përkatëse të niveleve të dioksidit të karbonit, ndërsa gazi shpërbëhet duke rritur nivelet e nxehtësisë.

Më pak dioksid karboni do të thotë më pak organizma fotosintezues siç janë bimët, gjë që do të sjellë më pak oksigjen. Shkencëtarët kishin parashikuar më herët që rrezatimi i rritur nga Dielli do të zhdukë ujërat e oqeanit nga faqja e planetit tonë brenda rreth 2 miliardë vjetësh, por modeli i ri – bazuar në një mesatare prej pak më shumë se 400.000 simulimesh – thotë se zvogëlimi i oksigjenit do të vrasë në fillim jetën mbi Tokë.

“Rënia e oksigjenit është shumë, shumë ekstreme”- tha për “New Scientist” shkencëtari i tokës Kris Reinhard, nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia. “Po flasim përreth 1 milion herë më pak oksigjen sesa ka sot”- thekson ai.

Ajo që e bën studimin veçanërisht të rëndësishëm për ditët e sotme, është kërkimi ynë për planetë të banueshëm jashtë Sistemit Diellor. Teleskopët gjithnjë e më të fuqishëm po funksionojnë në internet, dhe shkencëtarët duan të jenë në gjendje të dinë se çfarë duhet të kërkojnë në tufat e të dhënave që po mbledhin këto instrumente.

Ka të ngjarë që të na duhet të kërkojmë për bio-shenja të tjera përveç oksigjenit, për të pasur shansin më të mirë për të dalluar jetën, thonë studiuesit. Studimi i tyre është

pjesë e projektit NASA NExSS (Nexus for Exoplanet System Science), që po shqyrton banueshmërinë e planetëve të tjerë përveç tonit.

Sipas llogaritjeve të drejtuara nga Rajnhard dhe shkencëtari i mjedisit Kazumi Ozaki, nga Universiteti Toho në Japoni, historia e Tokës e pasur me oksigjen mund të përfundojë për vetëm 20-30 për qind të jetës së gjallë, pasi jeta mikrobike do të vazhdojë edhe për shumë kohë pasi të jemi zhdukur ne.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/earth-s-atmosphere-could-return-to-a-methane-rich-low-oxygen-state-in-a-billion-years-or-so

Përshtatur nga TIRANA TODAY