“Ke përgënjeshtruar orën e vjedhur të Bushit”/ Debat mes Gjekmarkajt e Bolinos

Analistët Karlo Bolino dhe Argon Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme.

Të dy të ftuar në emisionin Open, kanë akuzuar njëri-tjetrin për shpifje. Ishte Gjekmarkaj ai që tha se Bollino ka përgënjeshtruar lajmin e vjedhjes së orës së George Bush, ndërsa ky i fundit i tha se lajmet e rreme i ka në partinë e tij.

Pjesë nga debati

Agron Gjekmarkaj: ”Jam dakord me Entonin që partitë e vogla janë kamikaze të qeverisë, por në fund kam frikë se do të vetëvriten në fund. Ti në CV ke rekorde se ke përgënjeshtruar orën e vjedhur, për të ndyrë vizitën e Bushit në Shqipëri.”

Karlo Bolino: ”Fake news është në partinë tuaj, kjo është shpifje zyrtare, unë jam thjesht një gazetar.”

Agron Gjekmarkaj: ”Ti kur do t’i gjesh diçka edhe kur s’ekziston e bën. Ti krijon një lajm që s’ekziston. Unë jam skeptik ndaj sondazheve.”

Të pavendosur ka por nuk ka arsye që të pavendosurit t’i marrë qeveria. Sot për shembull Rama i ka bërë ftesë Çomos, e para tha që ishte një militante por një mjeke e nderuar por shkarkoi nga puna Manastirlium e Beqajn, sa do të jetë ai i besuar? Kush do e joshë elektoratin gri? Opozita.