Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse ka tension iracional në politikën aktuale të Serbisë?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Nga: Spartak Ngjela

Përse politikanët e lartë të Serbisë po flasin vetëm marrëzira force për çështjen e Kosovës, kur ajo është krijim amerikan dhe është nën mbrojtjen apo proteksionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Pse janë kaq naivë këta serbë iracionalë? Pse, nuk e mbajnë mend fare historinë këta milosheviçiane të vonuar, për të kujtuar që lideri i tyre Milosheviç, i çmendur, por që ata e kanë thellë në shpirt, deklaroi kapitullimin në luftën e NATO-s për çlirimin e Kosovës?

Kaq shpejt pasioni infantil ua ka errësuar memorien historike?

Jo, kuptohet se ka diçka tjetër në këtë mes.

l.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, një mediokër i bishtit të Miloshrviçit, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër për të qenë në pushtet, me përjashtim të demagogjisë se, e marr sot apo e marr nesër Kosovën. Dhe gjithmonë me shprehjen arkaike “Kosova është Serbi”. Gënjen serbët, për t’i sunduar.

Por, kjo tregon që vetë serbët kanë mbetur skllevër të padrejtësisë dhe pushtimit të territoreve shqiptare. E gjitha  një gënjeshtër historike.

Kur Milosheviçi i thosh amerikanëve që shqiptatët janë të ardhur në tokat tona në Kosovë, ata qeshin me një gjest përbuzës. Por, siç duket ky Vuçiç ende i di si profeci marrëzitë plot gënjeshtra të Milosheviçit, ose  dhe si gjenialitete të politikës tiranike.

Por, të gjithë këta i tremb historia, dhe më shumë gjuha shqipe. Prandaj i fshehin si  injorantë faktet historike, por i tmerron gjuha shqipe. Kjo i ka shqetësuar me mllef në shkuj, dhe sot, edhe më shumë, sepse janë shumë katedra universitetesh në Perëndim, e sidomos në Amerikë që, nëpërmjet gjuhës shqipe, po kthejnë historinë vërtetë të Ballkanit.

ll.

Sot e gjithë politika perëndimore e di që Serbia, si shtet, është një investim në falsitet i Rusisë dhe Francës, në një anë, dhe i Perandorisë Osmane, në anën tjetër. Por që, në 80 përqind të territorit të saj, ajo shtrihet njëherësh në territor shqiptar e shqiptarësh.

Pikërisht, kjo është arsyeja që serbët kanë tani dy shekuj që në mendjen e tyre kanë pasur vetëm një motiv: shfarosjen e shqiptarëve. Frikë ndaj së vërtetës, të cilën, para kapitullimit, Mlosheviçi ia shprehu hapur ambasadorit amerikan në Uashington, Uorren Zimerman. Ai i tha: “Amerika ka përpunuar një plan konkret për të drejtuara të gjithë Ballkanin. Dhe këtë po e bëjnë bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë”. Zimerman nuk fliste ndërsa Milosheviçi vijoi: “Në fillim do të jetë forcimi i Shqipërisë dhe, më pas Uashingtoni do kalojë nga Kosova drejt Serbisë, për të mposhtur tërësisht Serbinë”. Zimerman, një diplomat i nivelit të lartë, nuk foli por e pa Milosheviçin si inferior.

Sigurisht, shumë kanë bërë në këtë drejtim, por edhe rezistenca e malësorëve shqiptatë ka për të mbetur një fakt historik që do ta ketë jehonë në historinë moderne të Evropës. Kurse tani, kuptohet sheshit që serbët po janë në dekadencë. Politika e lartë e Perëndimit tani e di të vërtetën, prandaj pyetja që ngrihet këtu është kjo: a mos ka konverguar ndërkohë në një pikë interisi amerikan me rivendosjen e të drejtës historike të mohuar të shqiptarëve?

Nuk duhet harruar se të shumtë kanë qenë edhe të shiturit e shqiptarëve në këtë histori, njëherësh heroike dhe të trishtë shqiptare, që nga Esat Toptani e deri te këta ta sotmit, që tani po shihet se janë të falimentuar edhe në Tiranë dhe, edhe në Prishtinë.

lll.

Po pse janë kaq të shqetësuar në këtë kohë krerët barbarë të Serbisë, dhe, përse pikërisht në këta dy muajt e fundit?

Sepse tani në Uashington ka ardhur si president i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Kjo është arsyeja kryesore.

Po pse serbët këlthasin si të marrë për të ushtruar forcë kundër Kosovës?

Sepse është ajo që shprehëm më lart: presidenti i tyre Vuçiç, nuk ka asnjë arsye apo motiv politik për të qenë në pushtet veç gënjeshtrës drejtuar popullit të vet, që Kosova është e Serbisë. Po serbët, e besojnë? Intelektualet e lartë e tallin, por populli i thjeshtë ka brenda vetes në psikikën e tij një hakërim antishqiptar, i cili i çon në një marrëzi kolektive. Pikërisht, këtë marrëzi kolektive, Vuçiç e shfrytëzon për pushtetin e tij.

Por, në këtë çështje ka edhe diçka që vjen e rrjedh si arsyetim gjeopolitik nga pyetja: mos ndoshta politika e re amerikane ka shkuar te mendimi që Serbia është një tumor që pengon zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, dhe prandaj duhet shkulur? Dhe më tej, nëse kjo është arsye amerikane: a nuk janë vetëm shqiptarët ata aleatë të NATO-s  që mund ta bëjnë këtë?

Pse? Sepse Serbia është e ngritur në territore shqiptare dhe historia e falsifikuar, në dy shekuj rresht,  ka goditur  rëndë historinë si ecuri të autoktonisë së gjerë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Tani në këtë zonë jetojnë 8 milionë shqiptarë dhe ka edhe dy shtete shqiptarë të pavarur. Sigurisht, kjo është përparësia shqiptare në këtë zonë dhe në këtë kohë historike, e cila nuk do të ndalet deri në përcaktimin e drejtë të realitetit historik.

Tags: opinionserbiSpartak Ngjelatension

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Meta: Marshimin e nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill

Meta: Marshimin e nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill

Pse muaji shkurt u mbyll me bilanc të zi? Zv.ministrja Rakacolli zbulon arsyet

Pse muaji shkurt u mbyll me bilanc të zi? Zv.ministrja Rakacolli zbulon arsyet

Kosovë: Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, kryeson Vetëvendosja

Kosovë: Numërohen mbi 17 mijë vota nga diaspora, kryeson Vetëvendosja







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com