Meta: Marshimin e nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikujtuar manisfestimin e mbajtur prej tij më 2 mars të vitit 2020, teksa ka publikuar në rrjetet sociale, një video me disa nga momentet kyçe të një viti më parë.

Sipas Metës,. marshimi kuqezi i nisur si sot një vit më parë do të shkojë deri në fund më 25 prill, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i Shtetit nënvizon faktin se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.

”Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021.  Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit.’’, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.