Në Kosovë u regjistruan 4 viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Prizren dhe Shtime.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,843 mostrave.
Me këto shifra, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 67,008, ndërsa i viktimave në 1,579.
Të shëruar janë gjithsej 58,600 persona – prej tyre, 241 në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,829.
Të hënën, autoritetet shëndetësore paralajmëruan se ka shenja për rritje të mundshme të rasteve me koronavirus në ditët e ardhshme.