E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Breshëri automatiku në Lezhë, alarmohen banorët

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Lezhës. Mësohet se breshëria e automatikut ka tronditur lagjen ”Gurra” të qytetit të Lezhës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e të shtënave me armë, apo rrethanat e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ndërkohë, një banore ka treguar të gjithë makthin që ka kaluar ajo dhe banorët nga ngjarja e rëndë.

“Ne jemi duke u dridhur. Krismat janë dëgjuar në këtë krahun këtej. Vetëm krisma kam ndjerë, se nuk kam parë gjë. U frikësova, jam bërë verdhë. Të kesh frikë të rrish në shtëpinë tënde, është kjo.

Nuk ka bërë vaki kështu ndodhie, nja tre herë të shtëna i kam dëgjuar. Më kapën dridhurat, thashë se çfarë ndodhi”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...