E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Kosovë: Rriten infektimet nga koronavirusi, 4 viktima

Në Kosovë u regjistruan 4 viktima dhe 368 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se dy raste të vdekjes u konfirmuan në Prishtinë, ndërsa nga një në Prizren dhe Shtime.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan pas testimit të 2,843 mostrave.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 67,008, ndërsa i viktimave në 1,579.

Të shëruar janë gjithsej 58,600 persona – prej tyre, 241 në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 6,829.

Të hënën, autoritetet shëndetësore paralajmëruan se ka shenja për rritje të mundshme të rasteve me koronavirus në ditët e ardhshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara...

Zbardhet lista e kandidatëve të sigurtë të PD në Tiranë, kryeson Basha (Emrat)

Zbardhen emrat e 11 kandidatëve të parë të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ku lista do të kryesohet nga kryetari i kësaj force...

Ndrangheta i frikësohet më shumë shkollës sesa drejtësisë

Nga: Andrea Pasini “Il Giornale” “Mafia i frikësohet shkollës më shumë sesa drejtësisë, pasi arsimi heq barin nën këmbët e kulturës mafioze”.Nuk është për t’u...