Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin politik për qarkun e Korçës sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Qarku në jug të vendit do të drejtohet nga ish-deputeti dhe nënkryetari i kësaj force politike, Edmond Spaho.
PD në prag të zgjedhjeve është në përmbyllje të këtij procesi pasi më parë drejtues politik janë vaktuar Paloka Durrës, Gazment Bardhi Elbasan, Helidon Bushati në Shkodër, Mark Marku Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë.
Mësohet se është zgjedhur edhe drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, duke ia besuar këtë detyrë ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën PD nuk ka caktuar ende drejtuesit politikë.