Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ra ky shi në arat e Monalulit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Raporti final i Venecias/ Opozita: Plani Ramës u rrëzua, Meta nuk ka kryer asnjë shkelje

Nga: Frrok Çupi

Tani po pushon shiu, sipas maxhistratëve të motit, po vjen bora; bora e lag barotin e nuk e ndez si shiu. Monika dhe Luli, të dy të opozitës dykrenore, po donin ta ndiznin edhe një herë luftën me shiun që përmbyti vendin. Nëse do t’i priteshin këmbët qeverisë përmes kësaj përmbytjeje prej Monës dhe Lulit, atëherë kjo do të bënte histori.

Do të shënohej në historinë e përtejme, ndoshta edhe përtej botës, se qeveria ‘Iks’ ra bash në vendin e quajtur ‘Monaluli’. Me kalimin e shekujve as do të mësohej nga vjen emri, as do të gjendej më vendi i saktë ku ra: A në Lezhë ku kishte qenë njëfarë Gjergj Kastriot?, a në Obot ku kishte rrjedhur gjiri i Rozafës?, a në Vjosë, a në Mat, a në Drin?… Po secili do të vinte gishtin sipas vetes, njësoj si sot me vendlindjen dhe me nënën e Skënderbeut: ‘Këtu ishte Monaluli’…

Kështu kanë mbetur në historinë tonë emra të bashkëngjitur, ku ka ndodhur një rënie, me së shumti. Ja ku janë edhe këtej rrotull: Kodra e Marlekaj në Lezhë (e Markut dhe e Lekës), fshati Markatomaj, Rrajavelës, Lisat e Marpepës, Dajç Bregbunës, Ballkankasapi, Malrrenci, Lirflorini…

Mona dhe Luli e gjetën ditën më të keqe për të marrë qeverinë, ditë me shi e me përmbytje.

Qeveria, e dinë ata, bie më lehtë se kurrë në ditën më të zezë për popullin. Në Mesjetë banorëve të rrethuar mureve të kështjellave, u lëshoheshin tufa minjsh me murtajë, ose laraska me helm, ose shigjeta me zjarr.., dhe këtu merrej në dorë populli. Shiu dhe përmbytja janë po kaq ‘të mirë’ për të marrë pushtetin.

Nëse sot e tutje nis bora, atëherë humbi shansi i përmbytjeve… Po ku gabuan Mona dhe Luli? Herën e parë gabuan me kuajt:

Luli, mu në kulmin e inondatës, ndezi në rrugë 46 makina, nga Tirana drejt Obotit të Shkodrës. Vetë u vu në krye, por me një distancë që të mund mbetej në ajër jehona e trokut të liderit. Të devotshmit vinin pas tij si kalorësit e hershëm, të 46 ‘kuajt’ nxirrnin flakë në asfalt. Por kur mbërritën në fshatin e përmbytur, edhe ai grusht njerëz që po luftonte me ujin, u struk nga frika. Veturat e fshatarëve ishin zhytur në ujë e askush nuk donte ta dinte për to, e tash do të prisnin edhe 46 të tjera nga ‘pushtimi?! Jo, këtë nuk e pranuan, sepse nuk e panë se ushtria e makinave do të shpëtonte gjë. Luli u dha grushtin (jo dorën) nja katër a pesë militantëve të vet, dhe kaq: Qeveria mbeti më këmbë.

Herën e dytë gabuan me kryqin:

Mona erdhi në Lezhë, vuri kryqin përpara dhe nisi rozaren: ‘Zoja Mari lutu për ne…’. ‘Marinë’ e ka parë gjithnjë si një konotacion të emrit ‘Mona’. Me këtë mashtrim ajo kërkon të marrë pushtetin në Lezhë, aty ku dergjen edhe eshtrat e atletit të Krishtit. Në ditë përmbytjeje si kjo, nuk do të kishte zgalem që ta ndalte turrin e Monës me kryqëzatat e pushtetit. Por gaboi pa dashje: Në turrën e pishave ku do të ndizte triumfin e Lezhës, Mona vendosi një kryq të ri, të larë në flori, jo atë kryq që kishte përdorur sa herë kishte mashtruar Lezhën. Këtu ra histeria e pushtetit përmes kryqit dhe ujit. Në Lezhë e dinë pse Mona e kishte ndërruar besimin fetar aty nga viti 2011, dhe ishte vetëquajtur ‘katolike’ e Lezhës.

Ishin tre arsye: E para, se në Dibër ku ka lindur nuk e votuan, e për këtë kjo i mallkoi ‘dibranët e mi mos ua pafsha bojën!’ dhe iku në krishterim. E dyta, sepse viti 2011 ishte vit i mallkuar për familjen kur Iliri u kap duke vjedhur haptazi rreth 1 milionë euro dhe për këtë u vranë 4 protestues. Atëherë Mona vendosi të ndërrojë Zotin me një Zot tjetër që nuk do ta njihte Ilirin si grabitqar. Dhe arsyeja e tretë, se përmes kryqit, Mona dhe Iliri thanë se ia hodhën e do të vidhnin tokat e Lezhës që nga Kepi i Rodonit ku ka ‘pronar’ tjetër, deri në Bunë…

E kapën në mashtrimin e kryqit dhe i ra gjithë alibia e ‘pushtetit përmes shiut’. Herën e tretë gabuan më mizerjen:

Edhe pse erdhën rrotull ograjave të përmbytura duke u thënë njerëzve ‘o të mjerët ju, kurrë nuk do të dilni nga uji me këtë qeveri!’, prapë as kjo fjalë mizerjeje nuk mjaftoi. Në një restorant në Dubai, në Arabi, kapën një film ku po hanin darkë disa zyrtarë shqiptarë. Edhe këtë ua sollën në sy njerëzve të përmbytur si për t’u thënë ‘ju jetoni në mizerje, ndërsa këta hanë’. Por ‘over is over’, njerëzia nuk e pranoi aq shumë mizerje mbi ta vetëm për të marrë pushtet.

E humbën edhe kësaj here; e di pse?…, sepse njerëzia nuk jeton në mizerje mendore. Monës, edhe sa ishte në Lezhë përmes ujit, i binte telefoni nga Londra ku fëmijët kanë vilat. Edhe Luli kishte prerë biletën për në Hollandë ku ka familjen dhe veten… ‘Ti, Luli, për vete ke zgjedhur një atdhe ku përmbytet gjithë vitin, ça mund të bësh për shiun tonë!?’, i thanë në Shkodër. Beteja e Monalulit nuk prodhoi pushtet, kjo nuk hyri në histori.

Tags: Frrok Çupilulzim bashaMonika Kryemadhiopinion

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Pasuria/ Gent Cakaj nuk i justifikon shpenzimet me të ardhurat e deklaruara

Pasuria/ Gent Cakaj nuk i justifikon shpenzimet me të ardhurat e deklaruara

A do të karantinohet Shqipëria? Flet drejtoresha e ISHP-së

Kush i dhuroi vaksinat? Fico: Donatori ka kërkuar që të ruhet kofidencialiteti

Varianti i ri i Covid pranë Shqipërisë, identifikohet rasti i parë në Maqedoni

Varianti i ri i Covid pranë Shqipërisë, identifikohet rasti i parë në Maqedoni







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Me urdhër të SPAK, policia kontrolle për hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe të bashkëpandehurve
Aktualitet

Prokuroria e Posaçme intensifikon hetimet ndaj Ballukut, prova të reja në Kuvend për arrestimin

by mirseda
15:25 | 27/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme po intensifikon hetimet për Belinda Ballukun, pas kontrolleve të ushtruara orët e fundit ndaj...

SPAK përfundon kontrollet te 34 njerëz të besuar të Ballukut, mes tyre edhe shefja e kabinetit

SPAK përfundon kontrollet te 34 njerëz të besuar të Ballukut, mes tyre edhe shefja e kabinetit

15:13 | 27/12/2025
Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

14:52 | 27/12/2025
Aksident në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Ndërtoi objekt pa leje pranë urës monument kulture, arrestohet 44-vjeçari në Klos

12:14 | 27/12/2025
Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

Vazhdon fluksi në Kakavijë, emigrantë kthehen për festat e fundvitit

11:34 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com