E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Kush i dhuroi vaksinat? Fico: Donatori ka kërkuar që të ruhet kofidencialiteti

Teksa në vendin tonë mbërritën 975 vaksinat e para anti-covid të kompanive Pfizer dhe Biontech, mister ngelet vendi donator që ia bëri këtë dhuratë Shqipërisë.

Në një intervistë për ‘News24’, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se vendi i BE-së që dhuroi këto vaksina ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti, procedurë që po ndiqet dhe në shumë vende të tjera të botës.

Fico garantoi se cilësia e vaksinës është maksimale dhe se janë respektuar të gjitha procedurat doganore dhe ato të transportit në kushte frigoriferike.

Albana Fico: ”Është thënë dhe më parë, janë 975 doza të vaksinës Pfizer dhe Biontech. Sa i përket debatit i cili është i natyrshëm, ne kemi të njëjtën procedurë dhe jemi vendosur, qeveria shqiptare e ka prurë dhe është vendosur përpara një klauzole; atij të konfidencialitet. Kjo është kërkesa e shtetit të BE që e ka dhuruar. Është praktikë që nuk ndodh vetëm për Shqipërinë.

Vaksina ka ardhur në kushte të ruajtura në mënyrë specifike. Nuk hamendësoj se kush e mori dhe si e solli. Çdo institucion ka detyruat e veta. Kur bëhen praktikat doganore dhe vaksina e ardhur është në kushte optimale, dhe tregon se në kohën e transportin s’ka rënë temperatura nën 70 gradë, për mua janë siguria e cilësisë optimale të vaksinës.’’

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...