Javën e kaluar, OBSH tha se Kina bllokoi ardhjen e ekipit të ekspertëve globalë, pasi lejet e nevojshme për të hyrë në vend nuk ishin miratuar. Por OBSH nuk ndalet edhe pas hezitimit të Kinës, duke i dhënë një datë për nisur hetimet ndaj zanafillës së pandemisë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, ka njoftuar se Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) mund të shkojë këtë javë në Kinë, për të hetuar origjinën e pandemisë COVID-19.
“Grupi i ekspertëve të OBSH-së do të vizitojë Kinën më 14 janar, për të kryer kërkime të përbashkëta shkencore me shkencëtarët kinezë, për sa i përket gjurmimit të virusit”, thuhet në deklaratë.
Për muaj me radhë, zyrtarët e organizatës kishin negociuar me Pekinin, për të lejuar hyrjen e një ekipi shkencëtarësh në vendet kryesore për të hetuar origjinën e virusit, që u zbulua së pari në Wuhan në muajin dhjetor të vitit 2019.