E enjte, 21 Janar, 2021
7 C
Tirana

Nis vaksinimi në Shqipëri! Rama: Na i ka dhënë një vend i BE, s’është Greqia

Në fjalën e tij në hapjen e fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, kryeministri Rama tha se nuk është i autorizuar të bëjë publik emrin e vendit që i dhuroi Shqipërisë vaksinat. Kreu i qeverisë deklaroi se dozat që do të përdoren sot, i janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia, dhe se nuk është i autorizuar që t’ia thotë emrin.

“Kemi arritur në kushte jo pak të lehta të garantojmë 500 mijë dosjet e para të Pfizer, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit, falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër e kam thënë janë kyçe në këtë proces të çuditshëm.

Faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për tu investuar në skemën e COVAX ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pra, pavarësisht angazhimti me COVAX të Shqipërisë dhe vendeve jashtë BE, nëse do të qëndronim në pritje do të ishim ende në pritje dhe nuk dihet ende sot sa do të zgjaste kjo pritje.

Jemi angazhuar intensivisht me kanale të tjera. Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejtë në Nju Jork; Pfizer. Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende.

Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE, që nuk jam i autorizuar t’ia them emrin. Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19
Lexo edhe :   Koronavirusi në vend, 6 viktima dhe 586 raste të reja

Bluzat e bardha, që janë në vijën e parë të përballjes me COVID do të jenë të parët që do të vaksinohen, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine anti-COVID të Pfizer nga kompania BioNTech. Një person do të marrë në total 2 doza.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...