Drejtori i Instituteve të Sëmundjeve Alergjike dhe Ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci beson se vendi mund të kryejë 1 milion vaksinime në ditë kundër Covid-19.
Megjithatë, ai paralajmëroi një rritje të rasteve të reja me koronavirus në javët e ardhshme, shkruan The Associated Press.
Dr. Fauci e cilësoi realist dhe të realizueshëm objektivin e presidentit të zgjedhur Joe Biden për 100 milionë vaksinime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij.
“Kemi parë një fije shprese, pasi gjatë 72 orëve të fundit janë bërë 1.5 milionë vaksinime, pra gjysmë milion vaksinime në ditë. Pra, nëse është e realizueshme që të bëjmë 500 mijë vaksinime në ditë në kushte jo ideale, mendoj se është e arritshme të bëjmë 1 milion, madje edhe më shumë vaksina në ditë në të ardhmen,” tha Dr. Fauci.