Kroacia nuk gjen qetësi, regjistrohet një tjetër tërmet i fuqishëm

Toka në Kroaci nuk gjen qetësi, pasi shteti ballkanas është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Evropiane e Mesdheut, (EMSC) epiqendra ishte 45 kilometra në juglindje të kryeqytetit kroat, Zagreb.

Deri më tani, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet vendin në pak ditë. Më 29 dhjetor, qyteti i Petrinjas u shkund nga lëvizjet sizmike me magnitudë 6.3 ballë. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Dëmet materiale ishin të konsiderueshme, teksa Shqipëria ofroi ndihmën e saj duke i dhuruar qeverisë kroate 250 mijë euro.