Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rama dhe Millosheviçi, dy mirëbërësit e Kosovës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Ylli Dylgjeri

Temë e nxehtë diskutimi këto ditët e fundit në vend u bë “përplasja” e Naltgjatësisë së Rilindjes, z. Edi Rama, dhe Presidentes në detyrë të Kosovës, znj. Vjosa Osmani.

Znj. Vjosa Osmani, në vizitën zyrtare të rangut të lartë që kreu në Shqipëri, jo vetëm nderoi Kosovën me prezantimin serioz dhe staturën e lartë që mbajti si udhëheqëse shteti, jo vetëm na dha një model politikani dinjitoz, që i mungon Shqipërisë, por mbi të gjitha zgjoi nga gjumi mendjet tona me mesazhet e vyera që dha: Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor; Shqipëria të përkrahë Kosovën dhe të dalë kundër gjenocidit serb; të hiqet kufiri (tra) mes vendeve tona.

Por, këto mesazhe zgjuan dhe plot lugetër rilindas. Duke qenë të paaftë të kuptojnë rëndësinë e këtyre fjalëve, duke qenë të kompleksuar që ato ua thotë një grua me kurajo dhe pa fshehur asnjë prapamendin, lukunia rilindase u turr në komente dhunuese e ofenduese, të ngjashme me dhunën që përjetojnë çdo ditë nga kryetari i tyre.

Ndërsa vetë Naltgjatësia e Rilindjes, ose siç e kemi pagëzuar Skënderbeu Spiropalian, në mënyrën më të paturshme shkeli protokollet e shtetit dhe të mirësjelljes. Sepse ai nuk duron dot përballë një grua dinjitoze dhe sepse kjo grua guxoi t’i jepte shuplakën për të gjithë aventurën e tij në marrëdhëniet me Serbinë në dëm të interesave jo vetëm të Kosovës, por të të gjithë shqiptarëve, duke ia rrëzuar përtokë diplomacinë e Edi Ramës. Por nuk u mjaftua me kaq. Si një burrec frikacak doli në konferencë shtypi për të denigruar pas krahëve Presidenten në detyrë të Kosovës duke përdorur ndaj saj të njëjtin fjalor vulgu si edhe lukunia e tij anonime që komenton poshtë e përpjetë portaleve.

Akuzoi për nacional-folklorizëm vulgar, pikërisht njeriu që zemrën ia ngulfon turbo folku sllav i Goran Bregoviçit, një ndër përkrahësit e egër të gjenocidit ndër shqiptarët e Kosovës, të cilin na e bëri qytetar nderi të Tiranës. Dhe që për turpin tonë, ende e kemi të tillë.

Përbuzi nacional folklorizmin duke e cilësuar vulgar, njeriu që hapësirën rreth Piramidës ua vuri në dispozicion qoftexhinjve nga Serbia që të kënaqte hundët e tij me aromën e qelbur të qebaptores sllave, në kohën kur përvëloheshin në zjarr shtëpitë dhe jetët e shqiptarëve në Kosovë.

I dha të drejtën vetes t’i jepte mësime diplomacie Vjosës së nderuar, njeriu që bëri diplomacinë më të dështuar me buzëqeshjen, dashurinë dhe përulësinë e pafund që shtron para Vuçiçit, për projekte nul si ai i Minishengenit, kur kosovarëve dhe shqiptarëve u vë traun e Çetit, ndërsa shtetarëve të Kosovës, Vjosës, Ramushit, Albinit e të tjerëve u ofron vetëm fytyrën e vrerosur. Ç’është ky kryeministër që ka vetëm historira allnimi me krerët e shtetit të Kosovës?!

Dhe e gjitha kjo sepse siç duket e vuan në marrëzi dështimin e turpshëm që pësoi projekti i shkëmbimit të territoreve dhe rrëzimi përtokë i megallomanisë së liderit global.

E megjithë këto të marrëzira dhe poshtërsira në kurriz të interesave shqiptare, unë i jam mirënjohës Edi Ramës dhe mendoj se ai për Kosovën është mirëbërës, ashtu siç ishte Millosheviçi. Po nuk gaboj aspak dhe nuk e vë në thonjëza fjalën mirëbërës.

Millosheviçi me sjelljen e tij kasape, me egërsinë, arrogancën dhe agresivitetin kriminal që tregoi në Kosovë dhe mbi popullsinë shqiptare i bëri asaj të mirën më të madhe. E bashkoi gjithë shoqërinë në Kosovë si një bllok kundër Serbisë, e tregoi haptazi çdo synim politik të Serbisë për shpërbërjen e saj popullsie dhe puna arriti deri aty sa bashkoi kundër Serbisë dhe botën perëndimore, e cila për hir të Kosovës nuk hezitoi të japë goditjen bombarduese.

Këtë të mirë po ia bën edhe Edi Rama Kosovës, e madje dhe Shqipërisë. Arroganca dhe agresiviteti për të sulmuar udhëheqësit e Kosovës dhe për t’i buzëqeshur Vuçiçit, mllefi i pafre për të vepruar kundër interesave të shqiptarëve, shuajnë çdo iluzion, çdo dyshim në shqiptarët në të dy anët e kufirit për figurën e Edi Ramës. Kasapëria e tij verbale ndaj udhëheqësve të lartë të Republikës së Kosovës do ta bëjnë përsëri shoqërinë e atjeshme, të qëndrojë bllok ndaj të keqes serbe, që tani po u serviret me duart e kryeministrit, fatkeqësisht, shqiptar.

Vazhdo o Edi Rama me ofendimet dhe vulgun tënd, e të lumtë të goja! Kështu të duam, sepse kështu ti do të nxihesh përditë e më shumë e ne të gjithë do të përbuzim gjithmonë e më shumë.

Vazhdo Edi Rama, shaj e nxij dhe ngul thikën! Të duam Millosheviç, se kështu edhe ne do ta kemi më të lehtë të të qëndrojmë përballë pa hezitim, të të japim goditjen bombarduese e të pastrojmë vendin nga kasapët.

Tags: edi ramakosovaopinionYlli Dylgjeri

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Franca regjistron rastin e parë me koronavirusin e ri

“Ec aty babuç”/ Të burgosurit shqiptarë në Greqi festojnë Krishtlindjet (Video)

“Fundjavë Ndryshe” sjell gëzim për familjet në nevojë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com