E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

“Fundjavë Ndryshe” sjell gëzim për familjet në nevojë

Në fund të një viti të vështirë për të gjithë, “Fundjavë Ndryshe” vazhdon me misionin e tij. Shpërndarja masive e ndihmave për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë ka filluar që nga Marsi. Shkuarja në çdo qytet dhe fshat të vendit, për të ofruar pako ushqimore dhe produkte higjienike si sapunë, detergjentë, dezinfektues.

Fondacioni vazhdon të kryejë aktivitete të shumta për të qenë afër çdo personi. Këtë herë ndalesa ishte në Përmet, ku “Fundjavë Ndryshe” dërgoi ndihma ushqimore për dhjetëra familje me nevoja urgjente. Shpërndarja do të vazhdojë edhe në qytete të tjera.

Përveç shpërndarjes së paketave ushqimore, fondacioni po organizon aktivitete edhe për fëmijë. Sepse në fund të ditës ata meritojnë më shumë për të ndier gëzimin e festave. Së bashku me “PIK shpk” ishim në Qendrën e Zhvillimit Pëllumbat, një qendër ku fëmijët me aftësi të ndryshme marrin shërbimin e nevojshëm për rehabilitimin psiko-social dhe fizik. Duke shprehur mbështetjen tonë në rrugëtimin e tyre të bukur dhe të vështirë, ne dhuruam lodra për fëmijët dhe u uruam atyre festat e mbara!

Bamirësia nuk të bën të varfër!

Për të dhënë kontributin tuaj në shkaqet e “Fundjavë Ndryshe”,  klikoni këtu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...