Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, dhe lokalisht të vazhdueshëm me intensitet të ulët deri mesatar.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonën e veriperëndimit, reshjet në kohë afatshkurtër me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër, reshje të dendura dëbore.
Edhe për ditën e diel, moti parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore ndërsa në zoën e juglindjes në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.