Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë për të gjithë dibranët. Shefi i qeverisë, përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, bën me dije përfundimin e një tjetër ure në rrugën e Arbërit. Aktualisht vijojnë ndërtimet për rrugën e Arbërit , një ndër projektet më të mëdha në infrastrukturë.
Statusi
MIRËMËNGJES
me urën tjetër që po merr formë në rrugën Arbërit dhe me pjesë në ndërtim përgjatë kësaj vepre të shumëpritur nga dibranët, po të vyer për krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë.
Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër, e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 75 kilometra.
Ky aks rrugor që shkurton distancën mes Tiranës dhe Dibrës, parashikohet të përfundojë i gjithi në 2021.