Vrasja tragjike e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, zemëroi me të drejtë opinionin publik. Ajo tregoi se policët shqiptarë, kanë nevojë për një trajnim të thellë psikologjik.
Atyre u duhet ngulitur mirë në kokë, se uniforma nuk u jep licencën për të bërë të fortin me qytetarët. Por aktet e dhunës, që janë parë ditët e fundit në Tiranë dhe disa qytete të tjera, e kanë shkelur kufirin e një reagimi qytetar.
Qindra të rinj në dukje të vetë-organizuar, kanë dëmtuar institucionet kryesore qeveritare por dhe ato kulturore. Dhuna nuk ka kursyer as dekorin e festave të fundvitit. Sandër Lleshaj mori përsipër përgjegjësinë morale për ngjarjen, dhe dha dorëheqje. Lulzim Basha ka vijuar akuzat politike, duke mos u distancuar prej akteve të dhunës.
Radikalizimi i motivon zakonisht militantët e partive. Kjo mund t’i vlejë PD 4 muaj e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare. Por ashtu si vitin e shkuar, ambasada e SHBA i ka bërë të qartë Bashës, se nuk mund të vijë në pushtet me dhunë, por vetëm me votë. A do të arrijnë ta kuptojnë këtë gjë herë këtë Basha, Berisha, Meta dhe Kryemadhi?/TIRANA TODAY
https://youtu.be/vsDtiYKiFfs