Kryeministri Edi Rama ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës, të riut që u vra nga policia. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali, dhe u prit nga babai i Klodian Rashës si edhe një i afërm tjetër.
Kreu i qeverisë lajmëroi më herët se sot në orën 18:00 do të ketë edhe një deklaratë për mediat, lidhur me rastin. Dy ditë më parë, pak pas mesnate, efektivi Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje.
SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme, ndërsa Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë. Vrasja e të riut ka shkaktuar zemëratë, e madje u organizua një protestë e cila përfundoi me persona të lënduar dhe me dëme materiale.