Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje palëve politike që t’i japin fund lojërave për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë për VOA, Kim ka thënë se njerëzit nuk duhet të presin zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Sipas saj, shqiptarët gjithashtu nuk uhet të presin deri sa BE të marrë vendimin për çeljen e negociatave për të patur “sundimin e ligjit në vend”.
Yuri Kim: “Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”.
“I don’t think that people should have to wait until the next election to have a Constitutional Court. They shouldn’t have to wait until after a decision of the EU to have more rule of law. They want it now. They wanted it a year ago. They wanted it four years ago. (1/2)
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) December 10, 2020