Është shtyrë për nesër seanca gjyqësore për efektivin N. Hajdaraj, që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Pak çaste më parë, kryeministri Edi Rama shkoi për vizitë në familjen e Klodian Rashës, të riut që humbi jetën nga policia.
Numri një i qeverisë bisedoi me babain e viktimës, Qazim Rasha, ndërsa ministrja Elisa Spiropali ka takuar të ëmen brenda shtëpisë.
Dje në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit u zhvilluan protesta për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë. Një protestë e cila shpërtheu në revoltë të hapur të qytetarëve, të cilët dogjën pemët dhe goditën me sende të forta Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme.