Uniformat blu kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se policia Kufitare dhe autoritetet doganore, kanë sekuestruar 20.000 paund.
Po kështu është proceduar penalisht një 29-vjeçare me inicialet V. D., e cila nuk e ka deklaruar këtë shumë. Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. 29-vjeçarja është proceduar penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.
Njoftimi
Rinas
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia Kufitare dhe autoritetet doganore sekuestrojnë 20.000 paund.
Procedohet penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.