E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Vrasja nga polici/Deputeti shkon për homazhe: Lleshaj të jap dorëheqjen

Familja e Klodjan Rashës që u ekzekutua nga efektivi i policisë, ka hapur dyert e mortit. Të riut sot do i jepet lamtumira e fundit. Deputeti Halit Valteri i është bashkuar sot ngushëllimeve të dhjetëra qytetarëve për familjen e Klodjan Rashës.

Valteri tha se ai do të protestojë për këtë akt të rëndë, të ndërmarrë nga punonjësit e policisë në datën 17 Dhjetor në Kuvend, dhe shtoi se shpreson që pas kësaj ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

“Zoti i forcoftë familjarët, shpresojmë që drejtësia të bëjë punën e vetë, dhe shpirti i tij të prehet në paqe. Protestën time do ta keni në Kuvend në datën 17 Dhjetor, dhe shpresoj që ministri dhe drejtori i Policisë së Shtetit të japin dorëheqjen pas këtij akti. Patjetër që e mbështes revoltën e qytetarëve”, u shpreh Valteri.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet, ku 25-vjeçari u vra gjatë natës nga një efektiv policie.

Shokët e 25-vjeçarit e përshkruajnë atë si njeri shumë të qetë, dhe kurrë nuk ka pasur armë. Për mediat, njëri prej tyre thotë se Klodiani ka qenë me ta deri në orën 11:00 dhe në orën që është përballur me policinë, ka dalë për të blerë cigare në një kioskë që rri hapur 24 orë në “Don Bosko”.

“Unë jam shoku i Klodjanit. Klodjanin e kemi pasur 20 vjet shok. Ka qenë njeri që ka gëzuar respektin e çdo njeriu që e ka takuar të paktën një herë në jetë, dhe natën që ka ndodhur ngjarja, Klodjani ka qenë me ne deri në orën 11:00 të natës. Dhe aq sa jam unë tani i armatosur, ka qenë edhe Klodjani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij. Familja e di më mirë që ai as në shtëpi, as në lagje kurrë në jetën e tij nuk ka pasur armë. Nuk ka qenë njeri që mund të cilësohej me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur, tek ‘Don Bosko’. Nuk ka qenë person me rrezikshmëri. Ka qenë natyrë shumë e qetë, i respektonte njerëzit”, thotë ai.

Lexo edhe :   Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë
Lexo edhe :   Artan Hoxha thirrje SPAK-ut: Jepi drejtim dosjes së ekzekutimit të Artan Santos

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...