Pak ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se ishte nisur për në SHBA, për të negociuar për mbërritjen sa më shpejt të vaksinës anti-Covid në Shqipëri. Ky lajm i mirë shtoi edhe më tej shpresat, për ardhjen e një vaksine ndaj pandemisë.
Por ndryshe mendon ish-kryeministri Berisha, i cili ka nxjerr fotot duke dëshmuar se planet e Ramës janë për tjetër gjë.
Berisha ka publikuar fotot e Ramës duke bërë shopping, ndërsa më ironi shkruan: “Në New York prej pesë ditësh për vaksinën tuaj, por edhe për pak shopping për vete!”.
Më herët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani, për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.