Presidenti i ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu nuk ia ka dalë dot mbanë që të fitojë betejën me koronavirusin. Hysenbelliu u prek nga COVID-19, e ndërsa në këtë luftë me këtë flamë ai u mposht.
Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej disa ditësh, ku po merrte trajtim mjekësor, por për fat të keq nuk mundi të fitojë betejën me COVID-19. Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.
Kasem Hysenbelliu është themeluesi i ‘Fax News’, grupit mediatik që hyri në treg në vitin 2018, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.
Ky lajm ka trishtuar me qindra gazetarë që e kanë njohur nga afër dhe kanë punuar me vite me Hysenbelliun.