Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Nga Venecia nuk erdhi as kali i betejës, as shpata

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga: Skënder Minxhozi

Ndodhi pak a shumë siç po ndodh këto ditë në SHBA, me tentativat e presidentit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Komisioni i Venecias ka vendosur të mos ndërhyjë në garën e ardhshme elektorale në Shqipëri, duke i shuar shpresat e Presidentit Meta dhe opozitës, për të ribërë nga e para rregullat e sapo miratuara të zgjedhjeve.

Përgjigja e Komisionit vjen si një dush i ftohtë për ata që prisnin të rihapej “pazari” elektoral në Tiranë. Venecia nuk ja solli as shpatën, as kalin e betejës Ilir Metës, që me to të kryqëzonte Edi Ramën. Përkundrazi, i ftoi të gjitha palët të hipin në autobusin e fushatës dhe të mos merrem më me sherret tipike të kafeneve të Tiranës. E kjo në thelb është një përgjigje e urtë dhe logjike, e një institucioni që nuk është i lehtë të përfshihet në pasionin e ethshëm negativ të politikës shqiptare.

Opozita dhe Presidenti i vendit mbetën kështu pa alibinë e fundit, për të sabotuar procesin e ardhshëm zgjedhor. Ekspertët e Venecias, të mësuar me tharmin agresiv dhe vetëshkatërrues të politikës shqiptare, u kujdesën që të saktësojnë se në 25 prill duhet të shkojmë me rregullat e sapomiratuara zgjedhore.

Ashtu si në leximin e ftohtë që i bëri situatës së vjetshme, kur Presidenti shtyu zgjedhjet lokale, teksa përcaktonte se Meta shkeli Kushtetutën por nuk duhej shkarkuar, edhe në këtë rast Komisioni ka gjetur një të mesme që duhet t’i lerë të gjithë të kënaqur. Ka kritikuar natyrën e njëanshme të ndryshimeve kushtetuese, por ka theksuar gjithashtu edhe se këto ndryshime nuk konsiderohen thelbësore, e si të tilla nuk prekin stabilitetin e ligjit zgjedhor.

Një aspekt negativ i gjithë këtij procesi, megjithatë mbetet. Rregullat e lojës duhen shkruar së bashku, e jo vetëm nga njëra palë. A nuk e ka akuzuar me vite opozita socialiste Berishën pikërisht për këtë lloj voluntarizmi të dhunshëm?! Në këtë pikë këshilla e Komisionit për të gjetur një pikë-takimi, një moment kompromisi të të gjitha partive pas zgjedhjeve, nuk është thjesht një paragraf i shkruar për të mbushur një copë letër, por një nevojë që do të mbetet aktuale edhe pas 25 prillit.

Opinioni i Komisionit të Venecias është një tjetër shembull sesa ftohtë dhe me logjikë racionale i shohin të huajt gërr-mërret tona provinciale.

Megjithëse negociatat për reformën zgjedhore nisën qysh të nesërmen e zgjedhjeve të vitit 2017, rast unikal ky, sërish katër vite nuk qenë të mjaftueshme për të gjetur një kompromis për zgjedhjet shqiptare. Venecia na rikujton edhe një herë se kjo nuk është një betejë kalorësish me parzmore, por një ushtrim i vështirë mirëkuptimi dhe dakordësie, një ndryshim rrënjësor mentaliteti. Dhe që vjen me ndërrimin e elitave politike, jo thjesht mbajtjen e një pale zgjedhjesh.

Tags: komisioni veneciasMetaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Situatë e rënduar/ Greqia zgjat bllokimin mbarëkombëtar

Situatë e rënduar/ Greqia zgjat bllokimin mbarëkombëtar

Donaldi i shpreh publikisht dashurinë Bora Zemanit (FOTO-VIDEO)

Donaldi i shpreh publikisht dashurinë Bora Zemanit (FOTO-VIDEO)

Rrugëtimi i Bindjes Demokratike

Rrugëtimi i Bindjes Demokratike







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta para kohe gazetari Namir Lapardhaja
Aktualitet

Ndahet nga jeta para kohe gazetari Namir Lapardhaja

by mirseda
11:51 | 19/03/2026
0

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë nga jeta para kohe. Dyshohet se shkak i...

Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

11:32 | 19/03/2026
Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin

11:30 | 19/03/2026
Tritol makinës së agjentit, autori në burg: “S’kam lidhje”

Tritol makinës së agjentit, autori në burg: “S’kam lidhje”

10:53 | 19/03/2026
Vodhën shkollën në Lezhë, identifikohen autorët, arrestohet 22-vjeçari, procedohen 5 të mitur

Vodhën shkollën në Lezhë, identifikohen autorët, arrestohet 22-vjeçari, procedohen 5 të mitur

10:50 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com