Nga: Mentor Kikia
Dhe kështu, herë majtas e herë djathtas, në pritje se do të bëhesh më mirë, derisa vdekja vjen e thotë “hajde dalim një xhiro” këtej mbrapa….
Në 1990 isha student. Pa ndonjë heroizëm të madh, isha një ndër ata që bërtisnin e protestonin kundër diktaturës.
Por shpresoja, shpresoja shumë!
Pasi doli huq qeveria e parë, thashë: Ja do vijë e dyta.
Edhe ajo s’na doli gjë, por e treta do t’ia qëllojë – mendova. Por as e treta, e as e katërta…
Dhe kështu, herë majtas e herë djathtas, në të njëjtin shtrat, nën të njëjtët çarçafë, herë me ilaçe e herë pa ilaçe, unë vajta 50.
Shpresën time e mori vdekja “për një xhiro”, ndërsa unë bëj si optimist, për tu mbajtur gjallë shpresën fëmijëve.
Por ata duket se nuk janë aq budallenj sa unë.
P.S: Foto e vjedhur pa leje, nga faqja e Irena Beqirajt