Një tjetër shpërthim tritoli ka ndodhur në vend. Lënda plasëse i është vendosur një objekti në ndërtim në zonën e Shëngjinit, që është në pronësi të një shtetasi nga Tirana, me inicialet L.Gj.
Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.