Rama e nis ditën me lajmin e mirë për qytetarët vlonjatë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Reanimacioni i ri i spitalit të Vlorës. Ai shprehet se kjo nuk është gjë tjetër, veçse shëmbëlltyrë e përpjekjes transformuese në shëndetësi dhe pjesë e shtuar e frontit për përballimin e pandemisë.

Dje Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli për shëndetësinë dhe përballimin e situatës. Ajo deklaroi se vendimi i ri për rimbursimin e shpenzimeve është një paketë universale, nga të cilat përfitojnë të gjithë të prekurit me koronavirus. Gjatë një konference për mediat, Manastirliu tha se rimbursimi do të bëhet dhe për format e lehta dhe ato të mesme, ndërsa shtoi se zbatimi i kësaj pakete ka nisur që nga dje.

Statusi

MIRËMËNGJES

dhe me Reanimacionin e ri të spitalit të #Vlorës, shembëlltyrë e përpjekjes sonë transformuese në shëndetësi dhe pjesë e shtuar e frontit për përballimin e epidemisë #COVID, një sfidë e madhe që do ta përballojmë së bashku me ekipet mjekësore e me shqiptarët e ndershëm, ju uroj një ditë të mbarë.

#ShëndetiMbiTëGjitha

#MbaniMaskën

#RuaniDistancat

#MbrohuniNgaDizinformimi