Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Trump nuk është Rusvelt, por biznesmen

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Trump nuk është Rusvelt, por biznesmen

Nga: Shpëtim Nazarko

Mund të heqësh një paralele në planin historik midis periudhës që po jetojmë, periudhës së pandemisë dhe asaj të krizës së viteve 1930 të shekullit të kaluar që u quajt koha e “Depresionit të Madh”.

Edhe pandemia mund të çojë në ‘Depresion të Madh’ siç po vihet re dhe me një rënie po aq të madhe ekonomike, njësoj si në vitet 1930.

Mund ta vazhdosh këtë paralele historike, duke thënë se në rast se në kohën e sotme Trump, që udhëheq Amerikën është kundërshtuar pothuajse nga pjesa më e madhe e shtypit edhe në kohën e viteve 1930 pra në kohën e “Depresionit të Madh” edhe Franklin Rusvelt ishte në një pozitë të tillë madje edhe shumë më të keqe sesa ajo e Trumpit sot.

Kundër tij ishte jo vetëm pjesa më e madhe e shtypit pothuajse e gjitha, sepse sindikatat dhe pronarët e shtypit morën vendime të ishin kundër këtij “komunisti të rrezikshëm”, por njëkohësisht edhe bankat por edhe oligarkia vendase ishte kundër tij.

Rusvelti që ishte edhe invalid e nuk lëvizte dot, zhvilloi një fushatë, ndoshta më të varfrën në historinë e Amerikës, pa reklama dhe me mallkimin e gjithë shtypit, bankave por dhe oligarkisë vendase. Ndërkohë ai fitoi zgjedhjet në Amerikë në atë periudhë dhe mori edhe mandatin e dytë dhe të tretë dhe të katërt, (megjithëse kjo edhe për shkak të Luftës së Dytë Botërore) dhe diferenca ndaj kundërshtarit të tij nuk është parë më ndonjëherë në historinë e Amerikës. Ishte një diferencë shumë e madhe shumë e thellë dhe shumë mund të kërkojnë arsyet pse ndodh kjo?

Por në këtë paralele duhet të bëjmë një diferencë…Franklin Delano Rusvelt nuk ishte biznesmen kazinosh, ai ishte një mendimtar dhe si çdo mendimtar, po të bëjmë prap një paralele, u ngjante atyre perandorëve romakë siç është dhe e tillë perandoria amerikane në kohërat e veta më të mira, kohë në të cilën në këtë perandori udhëheqin burrat që janë filozofë, sa të mendjes po aq edhe të shpatës, Perandoria Romake ishte e shkëlqyer në kohën kur udhëhiqte Konstandini i Madh i Ilirisë, Mark Aureli, Çezari etj. Franklin Delano Rusvelti padiskutim ishte burrë i këtij kalibri. Me manovra të qarta dhe të sakta ai futi popullin amerikan në punë, hapi punëra të mëdha publike, mbylli 4000 banka dhe luftoi pa mëshirë oligarkët e vendit të vet.

Kjo ishte arsyeja e një suksesi shumë të madh. Trumpi nuk e bëri këtë, Trumpi nuk mund të jetë Franklin Delano Rusvelt. Ai është thjesht biznesmen dhe biznesmenët nuk mund të komandojnë perandoritë, nëse doni të shprehem me gjuhën e vjetër. Një biznesmen kazinosh si Trumpi natyrisht ka instiktin gjenial se ç’duhet të bëjë, por kultura e tij filozofike nuk e lejon të vazhdojë më tej.

4 vjet më parë, kur ai fitoi ndaj Klintonit, shumica e komentatorëve vunë re lëvizje të tipit gjenial të tij. Ai vajti dy ose tre herë në kohën e fushatës në shtetet ku dikur lulëzonte industria e automobilave, dhe politika aktuale i kishte kthyer këto qytete në shkretëtirë. Trumpi në këtë pikë fitoi popullaritet dhe u duk sikur do të vazhdonte në këtë linjë, që në të vërtetë mbante erë si Franklin Delano Rusvelt. Por Trump nuk vazhdoi i tillë si edhe thashë më sipër një biznesmen nuk mund të jetë filozof, s’mund të jetë Rusvelt dhe as Mark Aurel, Çezar etj. Kështu që nga kjo pikëpamje tentativat për të bërë krahasime sot ose me atë periudhë, sado të mira janë, çalojnë, por janë të vërteta për një gjë, për të theksuar idenë se një botë në të cilën Amerika kërkon të kryesojë nuk mund ta shoqërosh nën udhëheqjen e saj me një biznesmen. Kjo do të ishte një gjë e pamundur e që do të shkatërronte së pari atë vetë dhe pasatj të tjerët që kërkon ti udhëheqë.

Në kohët e krizave të mëdha dhe këtë e ka vërtetuar jo vetëm historia e Amerikës po edhe historia botërore gjenden udhëheqës me një profil të një lloji tjetër, që janë mendimtarë, sa të punës, sa të penës po edhe luftëtarë e po aq dhe të shpatës. Në këtë kuptim duhet të jemi të qartë se periudha e tanishme është një periudhë që e krahasuar me atë të viteve 30-të është një periudhë jashtëzakonisht e keqe jo vetëm për Amerikën, po edhe gjithë botën. Mendoj që pas viteve 90-të kjo krizë ka shoqëruar jo vetëm shoqërinë amerikane por edhe shoqërinë evropiane. Duhet thënë edhe një herë që kohërat e krizave të mëdha nuk mund kurrë të zgjidhen prej njerëzve që janë thjesht biznesmenë e jo mendimtarë.

Tags: Donald Trumpshpetim nazarkoZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Duhet të ruaja nderin”/ Vajza: Më dhunonte burri, isha në dorë të xhaxhait

“Duhet të ruaja nderin”/ Vajza: Më dhunonte burri, isha në dorë të xhaxhait

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar

Ndryshon moti, javës që vjen priten reshje shiu dhe dëbore

Ndryshon moti, javës që vjen priten reshje shiu dhe dëbore







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…
Aktualitet

Jo vetëm Rama, GJKKO kërkon dëshmitar në dosjen “Partizani” Taulant Ballën dhe…

by mirseda
11:56 | 15/04/2026
0

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, në datën 30 prill, ora...

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës nxjerr çmimet e reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

11:52 | 15/04/2026
Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

Zjarri pranë Farmacisë 10, Sula urdhëron inspektim për zbardhjen e shkaqeve

11:12 | 15/04/2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

10:56 | 15/04/2026
Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

Rama për zjarrin në Tiranë: Pallati do rindërtohet 100% nga ndërtuesi, banorët s’do lihen vetëm

10:48 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com