E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Provimet e gjuhës bllokojnë bashkimin familjar

Për shkak të mosdhënies së provimit të gjuhës gjermane, shumë vetë nuk kryejnë dot bashkimin familjar në Gjermani. Mes tyre renditen edhe persona nga Shqipëria.

Sipas një raporti të revistës gjermane “Spiegel”, pamundësia për të dhënë provimin e gjuhës gjermane, aktualisht ka bllokuar bashkimin familjar. Shumë bashkëshorte e bashkëshortë presin të bashkohen me partnerin në Gjermani, shkruan revista e njohur gjermane, dhe agjencia e lajmeve afp, duke iu referuar një përgjigjeje të Ministrisë së Jashtme gjermane pas një kërkese të deputetes të së Majtës, Gökay Akbulut. Personave të prekur nuk i janë ofruar alternativa të tjera.
Testi i gjuhës gjermane është kusht për bashkimin familjar. Testet e gjuhës gjermane nuk po zhvillohen në 18 vende, mes tyre përmendet edhe Shqipëria, Egjipti, Libani dhe Meksika. Kurse në vende të tjera testi i gjuhës gjermane as nuk ofrohet, 81 vende janë të prekura.
Sipas “Spiegel”, institutet Goethe janë duke u përpjekur aktualisht për ofrimin e provimeve online të gjuhës. Kjo media citon ministrin e shtetit, Niels Annen (SPD) me deklaratën se në këtë drejtim plotësohen standartet në sigurinë kundër fallsifikimeve apo mbrojtjes së të dhënave.

Bundestag Gökay Akbulut (picture-alliance/dpa/J. Büttner)Deputetja e majtë Akbulut kritikoi ashpër qeverinë gjermane. „E drejta e njeriut për familjen duhet të vlejë pa kufizim edhe në kohë pandemie, kërkoi politikanja opozitare e majtë, dhe shtoi se është e papranueshme, që të kërkosh nga bashkëshortët një provë të njohurisë gjuhësore, të cilën ata nuk kanë mundësi ta ofrojnë. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...