E shtunë, 28 Nëntor, 2020
18 C
Tirana

“Duhet të ruaja nderin”/ Vajza: Më dhunonte burri, isha në dorë të xhaxhait

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

“Kundër bombardimeve”/ Çfarë thoshte Trump në 1999 për ndërhyrjen në Kosovë

20 vite më parë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë...

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 23-vjeç e quajtur Fetije e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme. Babain e ka humbur kur ka qenë vetëm 7 vjeç dhe kanë kaluar shumë vështirësi emocionale dhe ekonomike. Pasi u fejua në moshën 17-vjeçare, nisi dhe kalvari i problemeve të saj.

Fetije: Unë jam 23 vjeç, jam studente tek gjuhët e huaja në Tiranë. Ne jemi nga Kukësi, kemi 20 vite që jemi në Tiranë. Mamaja ime është rrobaqepëse në profesion. Kur kam qenë në moshë 7-vjeçare babai im ka ndërruar jetë  dhe mamaja ime është detyruar të rrisë 5 fëmijët e vetme. Ëndrra ka qenë gjithmonë të studioj për gjuhë të huaja dhe pikërisht për anglisht. Fillimisht fillova në Durrës për dy vite, pastaj degën e gjuhës angleze e tranferova në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Për babin nuk më tregove asnjë gjë.

Fetije: Babai ka ndërruar jetë para 18 vitesh, kur unë kam qenë 7 vjeç. Pasi vdiq babai na la në një gjendje shumë të mjerueshme si emocionalisht, si ekonomikisht, por mamaja ime ia ka dalë duke punuar ditë e natë. Mund të themi që e kemi gëdhirë shumë herë me mamin, unë së bashku me dy motrat e mëdha, se motra dhe vëllai tjetër ishin shumë të vegjël për të punuar.

Ardit Gjebrea: Më pas në jetën tënde ndodhi një ndryshim.

Fetije: Po, unë pata një martesë të hershme. Jam fejuar në moshën 17-vjeçare dhe jam martuar 19 vjeç dhe jam ndarë 21 vjeç. Gjithmonë bëhet dikush sebep, por u bë se sebep një person që merrej me këto punë, me shkesi dhe nuk isha vetëm unë, por ishim dy motra në një familje, dy motra me dy vëllezër.

Ardit Gjebrea: Si ishte martesa jote?

Fetije: Thonë që fillimisht i ëmbël dhe është i bukur, por më pas xhelozia e sëmurë dhe e kotë, mungesa e vetëkontrollit dhe mungesa e komunikimit bënë që kjo marrëdhënie të krisej. Qëlloi që vitin që u fejova në Durrës, fillova dhe studimet po aty. Pra vitin e parë të studimeve, unë e kisha vitin e parë të studimeve. Në Durrës unë mbaja një fasadë si një bashkëshorte shumë e lumtur.

Ardit Gjebrea: Si sillej ai me ty?

Fetije: Ishte shumë xheloz dhe shumë kontrollues. Kur vinte ora 4 unë duhet të hapja kamerën në WhatsApp për të treguar ku jam dhe nëse nuk e hapja kamerën, unë mund të isha dhe në punë, ndërkohë ai po sillej në mënyrë shumë të vrazhdët nga ana tjetër e telefonit dhe unë duhet të sillesha si një bashkëshorte e lumtur, duhet të thoja gjithmonë fjalët e bukura, pavarësisht se nga ana tjetër e telefonit më thoshin gjëra jo fort të mira. Për shembull ku je, pse nuk ke ardhur, është ora 4, je apo nuk je nuse. Nusja që është nuse vjen në shtëpi, bën hyzmet, punët e shtëpisë, a e di sa gjëra ke për të bërë këtu, ndërkohë që unë isha e lodhur, kisha ardhur nga Durrësi në Tiranë për të punuar.

Ardit Gjebrea: Ai sillej vrazhdë apo edhe më shumë se kaq?

Fetije: Edhe më shumë se kaq. Kam përjetuar nga të gjitha llojet e dhunave, duke filluar nga ajo morale, psikologjike dhe fizike. Unë nuk e duroja dot, kishte net që unë flija në tokë sepse nuk mund të ndahesha. Më pengonte dhe pjesa e mentalitetit, duhet të ruaja nderin e familjes dhe të mos ndahesha pasi njerëzit do flisnin. Xhaxhai i madh nuk do më fliste me gojë.

Ardit Gjebrea: Po me motrën a flisje?

Fetije: Po flisja, por thote nuk kemi se çfarë bëjmë, jemi në dorë të xhaxhait. /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I veshur kuq e zi/ Publikohen fotot e rralla të komandantit, Adem Jashari

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari nëse do të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen, në 28 Nëntor, datë në të cilën gjithë...

Tërmeti/ Ahmetaj: Familja e fundit e dëmtuar hyn në shtëpi në vitin 2022

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka thënë se brenda majit 2021, të gjitha shtëpitë individuale të qytetarëve që u dëmtuan nga tërmeti...

Rasti Beketi/ PD thirrje prokurorisë: Rama duhet të përfundojë në burg

Ditën e djeshme, media austriakë“Der Standard” bëri më dije se astetet e shtetit shqiptar nëpër botë kanë nisur të sekuestrohen për shkak se qeveria...

Lidhja socialiste e fshatit tonë dhe Veton Surroi

Nga: Mark Marku Veton Surroin e lexoj me ëndje sa herë e diktoj një shkrim të tijin në media, për stilin elegant, analizën e shtruar,...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...