Emanuel Egbo nuk është më trajner i Tiranës, teksa drejtuesit e shkarkuan dje pas disfatës së skuadrës në Kupë nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi.
Trajneri ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë një bashkëbisedim me të gjithë nëpërmjet rrjeteve sociale, teksa në postimin e tij shkruan: “Faleminderit të gjithëve, por nuk ju them lamtumirë”.
Trajneri nigerian riktheu titullin kampion te Tirana pas plot 11 viteve, por kjo nuk e shpëtoi atë nga shkarkimi, teksa mjaftuan dy humbje radhazi për t’iu dhënë duart.
Vendin e Egbosë te Tirana e mori Nevil Dede, i cili u prezantua ditën e sotme nga klubi bardheblu.