Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse shkollat ​​nuk janë vatra të nxehta të përhapjes së Covid-19

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant

Të dhënat e mbledhura në të gjithë botën, po tregojnë gjithnjë e më shumë se shkollat ​​nuk janë vatra të nxehta për rastet e reja me koronavirus. Pavarësisht nga frika, rastet me Covid-19 nuk u rritën kur u rihapën shkollat, pasi u hoqën bllokimet për shkak të pandemisë.

Edhe kur shfaqen shpërthime të reja epidemike në këto institucione, ato përmbajnë një numër të vogël njerëzish të sëmurë.

Sidoqoftë, studimi tregon nga ana tjetër se fëmijët mund të preken nga virusi dhe të përhapin grimcat virale. Dhe fëmijët më të rritur, kanë më shumë gjasa sesa më të vegjlit që t’ua transmetojnë atë të tjerëve.

Shkencëtarët thonë se arsyet për këtë prirje janë të paqarta, por ato gjithsesi lë në pasoja tek politikat që zbatohen për fëmijët më të rritur dhe mësuesit. Shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit për fëmijë, duket se sigurojnë një mjedis ideal për transmetimin e koronavirusit, pasi grupe të mëdha mblidhen brenda për periudha të gjata kohe, thotë Valter Has, epidemiolog i sëmundjeve infektive në Institutin Robert Koh në Berlin.

Megjithatë, në rang global infeksionet me Covid-19 janë ende shumë më të ulëta tek fëmijët sesa tek të rriturit, thotë ai.

“Ata duket se më shumë e ndjekin tendencën por nuk e diktojnë atë”- shton ai. Të dhënat e mbledhura në rang botëror, kanë treguar edhe më herët se shkollat ​​mund të rihapen në mënyrë të sigurt kur transmetimi i komunitetit është i ulët.

Por edhe në vendet ku infeksionet në komunitet ishin në rritje, shpërthimet epidemike në shkolla ishin të pazakonta, sidomos kur u morën masa paraprake për të zvogëluar transmetimin e koronavirusit.

Më shumë se 65.000 shkolla u rihapën në shtator në Itali, teksa rastet e reja në komunitet po rriteshin. Por vetëm 1.212 shkolla përjetuan shpërthime epidemike 4 javë më vonë. Në 93 për qind të rasteve, u raportua vetëm një infeksion, dhe vetëm një shkollë e mesme kishte një grup prej më shumë se 10 njerëzish të infektuar.

Në shtetin Viktoria, Australi, ku një valë e dytë e infeksioneve me Covid-19 u vërejt në korrik, shpërthimet e mëdha epidemike të lidhura me shkollat dhe qendrat e kujdesit për fëmijët ishin gjithashtu të rralla, edhe pse shkollat ​​ishin vetëm pjesërisht të hapura.

Në Shtetet e Bashkuara, transmetimi komunitar i virusit mbeti i lartë në shumë shtete ku shkollat ​​filluan të rihapen në gusht, dhe kur përqindja e infeksioneve tek fëmijët vazhdoi të rritej, thotë Ashlesha Koshik, pediatre në Siuks Siti, Ajoua, dhe zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Pediatrisë.

Edhe të dhënat mbi shpërthimet epidemikë në shkollat angleze, kanë treguar gjithashtu se të rriturit shpesh ishin të parët që infektoheshin. Shumica e 30 shpërthimeve epidemike të konfirmuara në shkolla në qershor, përfshinin transmetimin e virusit midis anëtarëve të stafit mësimor, dhe vetëm në 2 raste virusi u përhap midis nxënësve.

Studiuesit dyshojnë se një nga arsyet pse shkollat ​​nuk janë bërë vatra të nxehta të Covid-19 është se fëmijët -sidomos ata nën moshën 12-14 vjeç – janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit sesa të rriturit. Edhe pasi të infektohen, fëmijët e vegjël, përfshirë ata të moshës 0–5 vjeç, kanë më pak të ngjarë ta kalojnë virusin te të tjerët, thotë Has.

Në një analizë të shkollave gjermane, ekipi i Has zbuloi se infeksionet ishin më pak të zakonshme tek fëmijët e moshës 6-10 vjeç, sesa tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit që punojnë në shkolla. “Potenciali për të transmetuar virusin rritet me moshën, dhe adoleshentët kanë po aq të ngjarë ta transmetojnë virusin si të rriturit. Adoleshentët dhe mësuesit duhet të jenë në qendër të masave parandaluese, si mbajtja e maskave apo mësimi online në internet, kur transmetimi i komunitetit është i lartë, thotë Has.

Kjo shkallë infektiviteti po shfaqet edhe tek grupe të tjera të dhënash. Në Shtetet e Bashkuara, shkalla e infeksionit është 2 herë më e lartë tek fëmijët e moshës 12-17 vjeç sesa tek fëmijët 5-11. Sipas të dhënave për 200.000 nxënës në 47 shtete të SHBA-së të mbledhura nga ekonomistja Emili Oster e Universitetit Braun Providenc, SHBA, shfaqja e rasteve ishte më e lartë tek nxënësit e shkollave të mesme, të pasuar nga ata pak më të vegjël dhe në fund nga nxënësit e shkollave fillore.

Arsyeja pse  fëmijët e vegjël duket se kanë më pak të ngjarë të përhapin koronavirusin e ri tek të tjerët është e paqartë, thotë Has. Një mundësi është për shkak se ata kanë mushkëri më të vogla, ndaj janë më pak të aftë të projektojnë aerosole infektive se sa të rriturit.

Një mundësi tjetër, është që fëmijët kanë tendencën të transmetojnë më pak virusin, pasi janë më shpesh asimptomatike. Në një studim në Britani mbi fëmijët 2-15 vjeç, deri në 50 për qind të fëmijëve të infektuar nuk shfaqnin simptoma.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-020-02973-3

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: maskanxenesitShkollat

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Frika nga infektimet/ Ministria: Ja si duhet t'i hamë vaktet ushqimore

KMSH dënon sulmet në Francë

Refuzoi të mbante maskën, politikani tërhiqet zvarrë në mes të Parlamentit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com