Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët që të konsumojnë vaktet ushqimore në distancë nga të afërmit dhe familjarët.
Në udhëzuesin e shpërndarë nga MSH, tregohet niveli i riskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline.
Ministria e Shëndetësisë ripërsërit thirrjet e vazhdueshme, për të ndërprerë infeksionet. Ministria thotë se duhen shmangur grumbullimet, si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë mbajmë maskat dhe lajmë shpesh duart.
Maska dhe larja e shpeshtë e duarve duhet të kthehet në një ritual, për të ndaluar infektimin nga SARS-COV2.
Njoftimi
Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.
Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.
Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.